Protesta të fuqishme në Ballkan, bllokohen kalimet kufitare

Protesta të fuqishme në Ballkan, bllokohen kalimet kufitare

Të mërkurën (28.01.2026) në ditën e tretë të protestës u bllokuan dhjetëra pikëkalime kufitare në Bosnje, Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut. Edhe shoferët serbë bllokuan pikakalimet kufitare për në hapësirën Shengen – duke krijuar radhë të gjata me kamionë. Në pikëkalimin kufitar Bajakovo, kalimi më i rëndësishëm kufitar ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, të mërkurën kamionët krijuan një kolonë të gjatë prej reth dy km, sikurse i konfirmoi policia kufitare agjencisë së lajmeve AFP. Dhoma serbe e tregtisë CCIS u ankua, se ekonomitë e Ballkanit Perëndimor çdo ditë po humbasin rreth 100 milionë euro nga vlera e eksporteve. Arrestime të shoferëve shkak për bllokadat në kufi Shoqatat e spedicionit i koordinuan aksionet e protestës kundër sistemit digjital të aplikuar që nga tetori për...