Protesta për projektin e Zvërnecit, dhjetëra protestues me pankarta në plazhin e Dalanit
Pas 6 ditësh në kryeqytet, protesta ndaj projekti Zvërnecit sot është zhvendosur në plazhin e Dalanit. Nga pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, vërehet nisja e grumbullimit të protestuesve, të cilët duket se janë më të paktë numër në krahasim me tubimet e tjera. Kujtojmë protestat kundër projektit të Zvërnecit nisën të shtunën e javës së kaluar pas incidentit ku një protestues u tërhoq zvarrë nga dy punonjës të një kompanie private sigurimi.
Burimi:
sot.com.al