Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Protesta në Vlorë për mungesën e ujit/ Pasi u futën në teatrin “Petro Marko”, qytetarët bllokojnë rrugën
Një protestë ka ndodhur në ambientet e teatrit “Petro Marko” në Vlorë për shkak të mungesës së ujit prej tre ditësh. Qytetarët janë futur në ambientet e teatrit dhe kanë ndërprerë gjithashtu një mbrëmje gala që zhvillohej aty. Ata u futën me bidonë dhe pankarta në duar për të kërkuar rikthimin e ujit, ndërkohë që mbrëmja gala u ndërpre pasi protestuesit refuzuan të linin ambientet e teatrit. Më pas ata vijuan protestën e tyre dhe në rrugë duke bllokuar qarkullimin e automjeteve. Top Channel