Protesta e “Shqipëria Bëhet”, Policia arreston 4 persona, 9 të proceduar, mes tyre dhe Lapaj

Protesta e “Shqipëria Bëhet”, Policia arreston 4 persona, 9 të proceduar, mes tyre dhe Lapaj

protesta e shqiperia behet TIRANË- Policia e Tiranës, ka arrestuar 4 persona, pas protestës që u organizua dje nga “Shqipëria Bëhet”, përpara kryeministrisë. Po ashtu janë proceduar penalisht 9 persona, mes tyre dhe vetë Adriatik Lapaj, ndërsa sipas policisë protestuesit kanë hedhur sende të forta në drejtim të efektivëve, duke lënë të plagosur 2 prej tyre. NJOFTIMI I POLICISË Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1: arrestuan shtetasit E. H., 30 vjeç, A. M., 40 vjeç, E. H., 39 vjeç dhe E. Ll., 41 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit V. H., A. Sh., E. L., A. B., A. Sh. dhe M. Xh., pasi dje, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë zhvillimit të protestës,...