Protesta e opozitës/ Policia e Shtetit: 6 efektivë të lënduar, dërgohen për ndihmë mjekësore te Trauma dhe QSUT

Protesta e opozitës/ Policia e Shtetit: 6 efektivë të lënduar, dërgohen për ndihmë mjekësore te Trauma dhe QSUT

Foto nga protesta TIRANË- Pas incidenteve gjatë protestës së zhvilluar sot nga Partia Demokratike, ku disa militantë sulmuan efektivët e Policisë me flakandanë dhe molotovë, Policia e Shtetit njofton se 6 punonjës janë lënduar. Efektivët e dëmtuar janë pjesë e Forcave“Shqiponja”, Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe Policisë Rrugore, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe QSUT, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në shërbim për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike ishin të pranishëm rreth 1500 forca policie të cilët shoqëruan turmën e protestuesve në çdo pikë që lëvizën nëpër kryeqytet. Njoftimi i Policisë: "Gjatë tubimit të zhvilluar nga subjekti politik Partia Demokratike, i cili u përshkallëzua në akte dhune ndaj forcave të rendit, u lënduan 6 punonjës policie. Të dëmtuarit,...