Protesta e opozitës, Policia: 16 efektivë të dëmtuar, pësuan djegie dhe dëmtime fizike
Policia e Shtetit thotë se gjatë tubimit të organizuar pasditen e sotme para godinës së Kryeministrisë dhe më pas te Kuvendi, një pjesë e protestuesve ushtruan akte të rënda dhune ndaj punonjësve të policisë dhe institucioneve shtetërore. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura për t’u distancuar nga dhuna, disa protestues përdorën bomba molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta, duke shkaktuar dëmtime fizike dhe djegie tek efektivët. Njoftimi i policisë: Gjatë zhvillimit të tubimit të organizuar pasditen e sotme para godinës së Kryeministrisë dhe më pas te Kuvendi, një pjesë e protestuesve kanë ushtruar akte të rënda dhune ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit dhe institucioneve shtetërore. Policia e Shtetit, gjatë gjithë zhvillimit të tubimit iu ka bërë thirrje me megafon protestuesve të dhunshme që të distancoheshin...
Burimi:
kohajone.com