Protesta e opozitës para Kryeministrisë, policia “në këmbë”, ja rrugët ku kufizohet qarkullimi

Protesta e opozitës para Kryeministrisë, policia “në këmbë”, ja rrugët ku kufizohet qarkullimi

foto nga protestat e meparshme TIRANË- Policia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë masash për mbarëvajtjen e protestës së Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë, pasditen e sotme, në orën 18:00. Sipas njoftimit të bluve të kryeqytetit, që prej orës 14:00 e deri në përfundim të tubimit, do të kufizohet lëvizja në disa akse rrugore dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në disa zona të caktuara. Masa janë marrë edhe për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative për të ndihmuar qytetarët në rast bllokimi.  Njoftimi: Tiranë/ Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën e sotme, i cili nis në orën 18:00 para Kryeministrisë. Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për...