Protesta e opozitës para Kryeministrisë/ Ambasada amerikane thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni larg grumbullimeve dhe tregohuni vigjilentë

Protesta e opozitës para Kryeministrisë/ Ambasada amerikane thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni larg grumbullimeve dhe tregohuni vigjilentë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët amerikanë në lidhje me protestën e planifikuar nga Partia Demokratike, sot në orën 17:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ambasada këshillon qytetarët amerikanë që të shmangin zonën e protestës, të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale. Ambasada nënvizoi se edhe pse protestat fillojnë shpesh në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt, ndaj prioriteti kryesor mbetet siguria personale. Në njoftimin e saj për qytetarët amerikanë, Ambasada u sugjeron atyre të shmangin pjesëmarrjen në ngjarje dhe protesta, të jenë të vetëdijshëm për rrethinën dhe ambientin, të kufizojnë shpërqendrimet, si përdorimi i telefonit apo kufjeve, të ndjekin mediat lokale për informacion të përditësuar dhe të kenë një plan emergjence ose rrugë daljeje. Njoftimi i...