Protesta e opozitës, ish-deputeti akuzon Sali Berishën: Kërkonte viktima, ndihet i sfiduar nga Salianji
Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi thotë se Sali Berisha kërkonte viktima në protestën e datës 10 shkurt para Kryeministrisë dhe Parlamentit. Nga ana tjetër ai shton edhe se kreu i PD-së ndihet i sfiduar nga Ervin Salianji. “Duke parë këtë seri protestash të dhunshme dhe duke analizuar edhe rezultatin zero të tyre nga pikëpamja politike, duket qartazi që ai kërkon një ngjarje të rëndë dhe praktikisht ajo që ka bërë sot e ka demaskuar qëllimin e tij. Ai e dëshiron një viktimë, ai dëshiron të ketë snajpera, dhe të këtë një polici apo një gardë si ajo e 21 janarit, që të qëllojë mbi protestuesit, dhe pastaj mbi kufoma të mund të ngrejë një proces, ku vërtet mund ta sfidojë status quo-në e sotme politike....
Burimi:
kohajone.com