Protesta antiqeveritare hyn në ditën e 59, qytetarët thirrje Ramës: Jep dorëheqjen!
Protesta antiqeveritare hyn sot në ditën e saj të 59-të, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se tubimet do të vijojnë edhe këtë të martë, duke këmbëngulur se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesës së tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama. Dita e 58-të e protestës u karakterizua nga një sërë tubimesh dhe marshimesh në pika të ndryshme të Tiranës. Qytetarët nisën protestën që në orët e mëngjesit para Kuvendit, ku kundërshtuan zhvillimin e seancës plenare. Zona përreth Parlamentit u rrethua nga forca të shumta policie, ndërsa gjatë përpjekjeve të protestuesve për t’iu afruar godinës pati tensione me efektivët. Gjatë protestës disa persona u shoqëruan nga Policia. Pas incidenteve para Kuvendit, protestuesit marshuan drejt Komisariatit nr. 1, ku kërkuan lirimin e personave të...
Burimi:
gijotina.com