Protesta/ Ambasada e Rusisë reagon pas deklaratave të Ballës dhe Gonxhjas
Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve shqiptarë lidhur me një përfshirje të mundshme të Kremlinit në protestat antiqeveritare në vend, duke i cilësuar këto akuza si anti-ruse dhe tërësisht të pabaza. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada Ruse shprehet se deklaratat e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, si edhe të deputetit dhe kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kanë ngjallur habi. “Deklaratat e Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë B.Gonxhja dhe Deputetit të Parlamentit të Shqipërisë, Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë T.Balla në lidhje me “përfshirjen e Kremlinit” në protestat, që po zhvillohen në vend, ngjallin habi. Pretendime të ngjashme po shohim edhe në një numër mediash...
Burimi:
opinion.al