Propozimi i qeverisë për shkrirjen e 15 bashkive, Tabaku: Lojë numrash, është vetëm në funksion të interesit politik!

Propozimi i qeverisë për shkrirjen e 15 bashkive, Tabaku: Lojë numrash, është vetëm në funksion të interesit politik!

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka kritikuar propozimin e PS për reformën e re territoriale, duke deklaruar se procesi nuk ka në qendër qytetarët dhe shërbimet publike, por interesat politike. Gjatë rrugës për në Kavajë, Tabaku tha se reforma duhet të synonte përmirësimin e demokracisë lokale, rritjen e përgjegjshmërisë së bashkive dhe përmirësimin e shërbimeve. Sipas saj, gjatë dëgjesave të zhvilluara në kuadër të procesit, nuk ka hasur qytetarë apo përfaqësues vendorë që të kërkojnë uljen e numrit të bashkive. “Në vend që të analizohen gabimet dhe problemet e reformës së vitit 2015, propozohet një reformë e hartuar me të njëjtën metodë, me të njëjtën filozofi dhe vetëm në funksion të interesit politik. Propozimi për të reduktuar numrin e bashkive është një lojë numrash....