Prokuroria mbyll hetimet për “Onkologjikun”, çohen për gjykim zv.drejtoresha e QSUT dhe disa mjekë, Edmond Gashi ‘mbetet’ në SPAK

Prokuroria mbyll hetimet për “Onkologjikun”, çohen për gjykim zv.drejtoresha e QSUT dhe disa mjekë, Edmond Gashi ‘mbetet’ në SPAK

Janë mbyllur hetimet për dosjen e mjekëve të Onkologjikut dhe prokuroria e ka dërguar çështjen për gjykim. Sipas raportit të publikuar, janë siguruar prova se mjekët e QSUT nuk i jepnin shërbimin e duhur pacientëve të sëmurë me kancer, për t’i drejtuar më pas në klinika private me qëllim përfitime financiare. Në gjykim do të shkojë zëvendësdrejtoresha e QSUT, Brikena Qirjazi, Alketa Pere, Emiliano Lela, Drilona Kishta dhe Halil Gashi. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, SPAK ka mbajtur nën kompetencë vetëm mjekun Edmond Gashi. Sa i përket pjesës tjetër të të pandehurve, ata do të gjykohën në Gjykatën e Shkallës së parë. Prokuroria e Tiranës e pati dërguar këtë çështje në SPAK, por kjo e fundit e ktheu sërish, duke mbajtur nën...