Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive të shqiptarit, i dënuar për drogë në Gjermani (Emri)
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka kërkuar konfiskimin e pasurive të shtetasit Ilber Domi, i cili është arrestuar nga autoritetet gjermane për “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Sipas Prokurorisë, nga hetimet e kryera ka rezultuar se Ilber Domi ishte shpallur më herët në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden në Gjermani, për veprat penale të “Trafikut të lëndëve narkotike” si dhe “Mbajtjes dhe shitjes së armëve luftarake dhe municioneve”. Hetimet nga organi i akuzës tregojnë se veprimtaria kriminale dyshohet të jetë ushtruar gjatë viteve 2019–2020, një periudhë e mëparshme krahasuar me momentin e kryerjes së investimeve për blerjen e pasurive të paluajtshme. Sipas urdhrit të kërkimit ndërkombëtar, evidentohet përfshirja Domit në disa episode të shitblerjes së lëndëve narkotike,...
Burimi:
gijotina.com