Prokuroria e Përgjithshme mbyll hetimet për Irena Gjokën, shkresa i shkon KLGJ-së

Prokuroria e Përgjithshme mbyll hetimet për Irena Gjokën, shkresa i shkon KLGJ-së

Ka mbërritur pasditen e sotme në Këshillin e Lartë Gjyqësor shkresa e Prokurorisë për gjyqtaren Irena Gjoka, e dënuar në Greqi për falsifikim vize. Prokuroria e Përgjithshme përfundoi hetimin e thelluar për figurën e Gjokës dhe ia ka përcjellë Këshillit të Lartë Gjyqësor. Shkresa do të shqyrtohet nga komisioni i zhvillimit të karrierës pranë KLGJ që më pas t’i përcilet mbledhjes së anëtarëve të KLGJ. Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi ditën e djeshme se vendimi i Gjykatës së Janinës për të dënuar gjyqtaren e GJKKO, Irena Gjoka, për falsifikim të vizës, i marrë në korrik 2005, është i vërtetë dhe autentik. Pas një verifikimi dyvjeçar, rasti i gjyqtares iu dërgua Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili do të vendosë për fatin e saj. Kreu i Partisë Demokratike, Sali...