Prokuroria e Korçës ngre katër akuza ndaj Violant Braçellarit, nën hetim edhe organizimi i operacionit ku u vra Enea Mekolli
Prokuroria e Korçës ka zbardhur detaje të reja nga hetimet për ngjarjen e rëndë në Maliq, ku humbi jetën efektivi i forcave “Shqiponja”, Enea Mekolli, ndërsa mbeti i plagosur kolegu i tij, Edison Adri. Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” për Violant Braçellarin, i cili akuzohet për katër vepra penale: “Vrasja e punonjësve të policisë së shtetit”, “Vrasja e punonjësve të policisë së shtetit” e mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Sipas Prokurorisë, hetimet lidhen me operacionin e zhvilluar më 4 qershor në Malin e Bodesë për kapjen e Violant Braçellarit, i dënuar më parë...
Burimi:
top-channel.tv