Prokurimet publike në Shqipëri/ Raportet e Ramës kundër dosjeve të SPAK
Përtej përplasjes politike mes Ramës dhe Berishës, dosjet e SPAK tregojnë një sistem prokurimesh ku tenderat rezultojnë të dirigjuar nga ministrat, të shkruar nga privatët, të vlerësuar nga fituesit dhe, në rastin më ekstrem, të përcaktuar nga bandat kriminale. Kryeministri dhe shefi i opozitës janë përplasur në distancë me dy versione të kundërta për cilësinë e prokurimeve publike, pra për mënyrën se si tenderohen fondet publike, që historikisht kanë qenë thembra e Akilit e administratës shqiptare. I ndërgjegjshëm se skandalet e kanë zhytur imazhin e tij në një batak korrupsioni, Edi Rama reklamoi një raport ndërkombëtar që e rendit Shqipërinë më lart se Gjermania dhe se Suedia për një kriter të prokurimeve publike, si konkurueshmëria. Ky ishte raporti i Gjykatës Evropiane të Llogarive, sipas të...
Burimi:
sot.com.al