Projekti TOKA, ministri Salla: Ndërtojmë një bujqësi moderne në përputhje me standardet e BE-së

Projekti TOKA, ministri Salla: Ndërtojmë një bujqësi moderne në përputhje me standardet e BE-së

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, nënshkroi sot në Korçë Marrëveshjen e Bashkëpunimit në kuadër të Projektit TOKA, së bashku me bashkitë Devoll, Ersekë, Maliq, Pogradec dhe Korçë, si edhe me Universiteti i Korçës. Marrëveshja hap rrugën për zbatimin e një modeli të ri bashkëpunimi për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale, duke përfshirë institucionet vendore, botën akademike dhe fermerët. Projekti TOKA financohet nga Fondi Shqiptaro Amerikan për Zhvillim, në partneritet me Universitetin Hollandez të Kërkimeve Wageningen, dhe do të pilotohet në Rajonin e Korçës mbi bazën e Modelit të Diamantit Holandez. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, ministri Salla theksoi se projekti përfaqëson një qasje të re në zhvillimin bujqësor. “Projekti TOKA krijon një model bashkëpunimi që lidh institucionet, dijen shkencore, inovacionin dhe fermerët,...