Procesi i sterilizimit/ Kita Sallabanda: Ata që vjedhin të dënohen, por PPP është e ardhmja e mjekësisë

Procesi i sterilizimit/ Kita Sallabanda: Ata që vjedhin të dënohen, por PPP është e ardhmja e mjekësisë

Neurokirurgu i njohur Kita Sallabanda,  sqaroi se procesi i sterilizimit në mjekësi është i domosdoshëm. Sipas tij, në të gjithë botën procesi i sterilizimit bëhet nëpërmjet partneritetit publik-privat, por nuk duhen lejuar vjedhjet. “Pashë që abuzohet shumë me konceptin pse u bë sterilizimi. Mendoj se procesi i sterilizimit është i njohur në gjithë botën dhe i jepet ndërmarrjeve private. Ka qenë shumë korrekte që të bëhet. Kjo nuk do të thotë që mbroj abuzimet, por mbroj bashkëpunimin publik-privat dhe sterilizimi është eksperiencë europiane. Në atë kohë infeksionet nëpër salla operative ishin të mëdha, se nuk ishin sterilizuar ashtu siç duhet. Materiali ishte i vjetëruar dhe në atë kohë, për mendimin tim, procesi i kalimit në ndërmarrje private ishte i duhur për ta koncesionuar. Spitali më...