Procesi gjyqësor për pasuritë e të birit, babai i Ervis Martinajt paraqitet në GJKKO: Kam udhëtuar me 800 mijë dollarë në makinë, aktiviteti im është i deklaruar
Nis seanca për pasuritë e sekuestruara në GJKKO dhe, mbasi u paraqit babai i Ervis Martinaj, ka nisur dëshmia e tij, Mustafa Martinaj. “Aktiviteti im ishte i njohur dhe i deklaruar”, kumbënguli i moshuari. “Unë kam udhëtuar me 800 mijë dollarë në makinë në kohë të vështira, dhe aktiviteti im ishte deklaruar”, shprehet ai. Anila Hoxha raporton se Mustafa Martinaj foli për të birin, Ervis Martinaj: “Visi fillimisht ishte student në Parma të Italisë, rreth vitit 2000-2001. Shkoi me bursë studimesh, studioi ekonomi dy vjet në Itali. Vajzat ishin shkollë Shqipëri; kur vajzat filluan studimet, Visi u transferua që të rrinte me të motrat në Tiranë. Pastaj më vonë u martuan. Banesa u mor, mos gaboj, fundi i 2005. Visi ka qenë mbi mesataren me...
Burimi:
top-channel.tv