Prishet rruga, izolohet fshati/ Situatë e vështirë në Labovë të Gjirokastrës, banorët: Të sëmurët i transportojmë në krah

Prishet rruga, izolohet fshati/ Situatë e vështirë në Labovë të Gjirokastrës, banorët: Të sëmurët i transportojmë në krah

Prej tre muajsh, banorët e Labovës së Zhapës, në bashkinë e Gjirokastrës, jetojnë në izolim të plotë. Rruga që lidh fshatin me zonat e tjera është dëmtuar rëndë, duke e bërë të pakalueshme dhe duke vështirësuar ndjeshëm jetën e përditshme. Si pasojë e degradimit të terrenit, dy banesa janë shpallur të pabanueshme, ndërsa familjet e prekura përballen me pasiguri dhe frikë për të ardhmen. Mes lotësh, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga bashkia, pasi thonë se rrezikojnë të detyrohen të braktisin shtëpitë e tyre, ku kanë jetuar prej më shumë se 50 vitesh. Edhe rruga alternative e hapur nuk është funksionale plotësisht. Sipas banorëve, në raste emergjencash ata janë detyruar të transportojnë të sëmurët në krahë, pasi ambulanca nuk arrin të kalojë në këtë segment. Kjo...