“Prioritet mbetet korrupsioni, dhe shpërdorimi i fondeve”/ Meta: Rama ka zgjedhur cirkun, jo shëndetin e qytetarëve

“Prioritet mbetet korrupsioni, dhe shpërdorimi i fondeve”/ Meta: Rama ka zgjedhur cirkun, jo shëndetin e qytetarëve

Në një reagim në rrjetet e tij sociale, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar qeverinë Rama se ka braktisur sistemin shëndetësor, duke e lënë QSUT-në pa pajisjet bazë për trajtimin dhe shpëtimin e jetës së pacientëve, ndërsa miliona euro nga fondet publike shpenzohen për aktivitete luksi si koncerti i Kanye West. Meta e cilësoi kërkesën e QSUT-së drejtuar qytetarëve për ndihmë si një dëshmi të degradimit të rëndë të shëndetësisë publike, duke deklaruar se qeveria ka vendosur në prioritet korrupsionin dhe shpërdorimin e parave të taksapaguesve, në vend të investimeve për spitale dhe shërbime jetike. Kreu i Partisë së Lirisë u shpreh se, mungesa e pajisjeve mjekësore në spitalin më të madh të vendit është tregues i një politike të qëllimshme neglizhence,...