“Pretenca ndaj saj ishte 36 vite burg dhe del e bën parada”, Berisha: Rama mbrojti Lubi Ballukun, hajduten më të…

“Pretenca ndaj saj ishte 36 vite burg dhe del e bën parada”, Berisha: Rama mbrojti Lubi Ballukun, hajduten më të…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur mbështetjen e opozitës për protestat qytetare kundër qeverisë, gjatë një mbledhjeje me deputetët demokratë në selinë blu. Në fjalën e tij, Berisha deklaroi se mijëra qytetarë kanë dalë në protestë me kërkesa që ai i cilësoi legjitime, duke përfshirë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe shfuqizimin e ligjeve që, sipas tij, bien ndesh me standardet dhe direktivat e Bashkimit Evropian. Kreu i demokratëve kritikoi qëndrimin e Ramës ndaj protestuesve, duke e akuzuar për gjuhë përçmuese, etiketime dhe sulme ndaj pjesëmarrësve në protestë. Ai tha se ka kërkuar edhe mbështetje ndërkombëtare për lëvizjen protestuese dhe ka informuar partnerët e huaj për situatën politike në Shqipëri. Berisha theksoi se protestat nuk janë organizuar nga Partia Demokratike, por shtoi se...