Presidenti Begaj uron gratë shqiptare për 8 Marsin
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar të gjitha gratë shqiptare me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Në mesazhin e tij, Begaj thekson rëndësinë e rolit të grave në familje dhe shoqëri: “Me forcën, sakrificat dhe dashurinë tuaj, ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit. Respekt dhe mirënjohje për çdo nënë, motër dhe bijë që e bën Shqipërinë më të mirë çdo ditë,” shkruan presidenti.
Burimi:
kohajone.com