Presidenti Begaj dekreton ndryshime në krye të Forcës Ajrore, largohet Ferdinant Dimo! Ja kush e zëvendëson
Presidenti Bajram Begaj, ka firmosur dy dekrete për ndryshime në drejtimin e Forca Ajrore e Shqipërisë. Me Dekretin nr. 164, datë 30 mars 2026, Kreu i Shtetit ka vendosur lirimin nga detyra të Gjeneral Major Ferdinant Vasil Dimo, si Komandant i Forcës Ajrore. Ndërkohë, me Dekretin nr. 165, po të së njëjtës datë, Presidenti Begaj ka emëruar në këtë detyrë Gjeneral Brigade Edmond Abaz Voci, duke i besuar drejtimin e Forcës Ajrore.
Burimi:
sot.com.al