“Prej muajsh e paralizuar nga këmbët”/ E moshuara ndërroi jetë nga asfiksia, fqinjët: Jetonte e vetme
Fqinjët e 70-vjeçares e cila ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë pasi banesa e saj u përfshi nga flakët, kanë rrëfyer se e moshuara jetonte vetëm. Sipas tyre Fluturie Potka kishte një vajza dhe një djalë, ndërsa nuk kishte pranuar të jetonte me to edhe pse prej disa muajsh ishte e paralizuar nga këmbët. “Nuk kishte ndihma. Nuk pranonte të ikte të jetonte me djalin. Kishte disa muaj që ishte e paralizuar nga këmbët”, kanë deklaruar ata.
Burimi:
sot.com.al