Prej gati dy orësh në SPAK, Klotilda Bushka lë ambientet e Prokurorisë së Posaçme

Prej gati dy orësh në SPAK, Klotilda Bushka lë ambientet e Prokurorisë së Posaçme

Klotilda Bushka është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme për dosjen “Erion Veliaj”. Lajmi konfirmohet për Top Channel nga gazetarja Anila Hoxha. Bushka është pjesë e dosjes voluminoze ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes së këtij të fundit, Ajola Xoxa, biznesmenëve dhe personave të tjerë. Pas thuajse dy orësh, ajo la ambientet e SPAK. Top Channel