Prej dy muajsh i kërkojnë dorëheqjen, Rama sulmon protestuesit: Flamingot ikën, mbetën vetëm puplat dhe vezët e ditëzinjve

Prej dy muajsh i kërkojnë dorëheqjen, Rama sulmon protestuesit: Flamingot ikën, mbetën vetëm puplat dhe vezët e ditëzinjve

Kryeministri Rama ka sulmuar sërish protestuesit që prej rreth dy muajsh vijojnë qëndrimin në shesh duke kërkuar largimin e tij nga posti i kryeministrit. Duke folur në mbledhjen e qeverisë, Rama përdori një gjuhë përçmuese ndaj protestuesve, duke i krahasuar ata me “pula” dhe “vezë”. “Meqë bulevardi u zbraz nga Flamingot dhe aty mbeten vetëm pulat dhe vezët e punëzinjve, as duke u kapur thjesht më fort pas fakteve dhe duke menduar se përjetimi i popullit do të ndryshojë kur ne tia përsërisim faktet edhe `100 herë ë tjera, as thjesht duke bërë ca lëvizje njerëzish dhe duke bindur veten se populli do të bindet kur të shohë veprën aty kur sot ai shikon atdheun e nxjerrë në shitje. Asnjë nga këto, as të tëra...