Prej 29 ditësh i zhdukur, momenti kur trupi i pajetë i Jurgen Karajit nxirret nga liqeni i Urakës
Pas 29 ditësh i zhdukur, është gjetur sot trupi i pa jetë i 30-vjeçarit Jurgen Karaji. Trupi u gjet në liqenin e Urakës, rreth 2 milje larg urës së Rrethabazit. Pamjet që shihni janë momentet tronditëse kur trupi i të riut nxirret nga liqeni, aty ku dergjej për rreth një muaj. NJOFTIMI I POLICISë: Gjatë operacionit të pandërprerë të kërkimit për gjetjen e shtetasit J. K., në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lumin e fshatit Urakë, u gjet një trup i pajetë, i cili dyshohet se i përket shtetasit J. K., 30 vjeç, i cili më datë 10 janar 2026 u mor nga rrjedha e përroit të fshatit Dars. Në operacionin e kërkimit u angazhuan polumbarët e RENEA-s, Forca Kombëtare e Sigurisë,...
Burimi:
ntv.al