“Precedent i rrezikshëm, për autonominë e universiteteve”/ Reagon, Zhupa: Kumbaro shkel ligjin, ja udhëzimi
Me një udhëzim të datës 3 gusht 2026, ministrja e Arsimit e qeverisë Rama, Mirela Kumbaro, ka kaluar funksionin e auditimit të brendshëm në universitetet publike nga Bordet e Administrimit te rektorët. Për deputeten e Partisë Demokratike Ina Zhupa kemi të bëjmë me një ndryshim sa ‘antiligjor aq edhe të rrezikshëm’ që bie ndesh me Ligjin për Arsimin e Lartë dhe Ligjin për Auditimin e Brendshëm në Sektorin Publik, pasi cenon ndarjen e kompetencave mes drejtimit akademik dhe administrimit financiar. “Kumbaro ka kaluar me udhëzim funksionin e auditimit të brendshëm nga Bordi i Administrimit te rektorët e universiteteve publike. Një ndryshim i tillë nuk është thjesht organizativ, por prek drejtpërdrejt mekanizmat e kontrollit financiar dhe balancën institucionale të parashikuar në ligj” thekson ajo në një...
Burimi:
sot.com.al