Prapaskenat/ Operacioni në Vlorë u dirigjua nga DEA, grupi trafikoi afro 2 ton kokainë dhe kanabis në vendet evropiane

Prapaskenat/ Operacioni në Vlorë u dirigjua nga DEA, grupi trafikoi afro 2 ton kokainë dhe kanabis në vendet evropiane

Operacioni i zhvilluar sot nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në Vlorë duket se është dirigjuar nga DEA amerikane. Vetë SPAK bëri me dije se operacioni është rezultat i një bashkëpunimi ndërkombëtar mes DEA, Europol, Eurojust dhe agjencive ligjzbatuese të vendeve të Bashkimit Europian, ndërsa në terren janë angazhuar Byroja Kombëtare e Hetimit, Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Sipas hetimeve, grupi kriminal dyshohet se kishte ngritur një rrjet të strukturuar trafiku droge që furnizonte tregun europian, duke transportuar sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine drejt porteve të mëdha të Europës dhe më pas në vende të ndryshme të BE-së. Në portin e Roterdamit në Holandë janë sekuestruar rreth 750 kilogramë kokainë, e porositur në Ekuador dhe me destinacion vendet e Bashkimit Europian.Ndërkohë,...