Pranverë me dëborë/ Zbardhen zonat malore të Kukësit, nuk shkaktohen probleme në qarkullim
Reshjet e dëborës janë rikthyer sërish në veri të vendit, kryesisht në zonat malore të Kukësit. Fshatra si Turaj, Breki, Shishtavec, Novosej, Borje, Shkinak dhe Buzmadhe janë zbardhur pasditen e sotme nga reshjet e borës. Pas reshjeve të shiut dhe një rënieje të ndjeshme të temperaturave, bora ka përfshirë lartësitë mbi 1000 metra. Deri më tani nuk raportohen probleme në qarkullimin e mjeteve apo në jetën e banorëve. Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa kushtet e motit mbeten të paqëndrueshme. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv