Porti i Porto Romanos: Anatomia e një tenderi të kontestuar

Porti i Porto Romanos: Anatomia e një tenderi të kontestuar

Në tetor të vitit 2022, në zyrën e kryeministrit Edi Rama mbërriti një propozim i pakërkuar. Letra ishte nënshkruar nga kompania holandeze, Van Oord Dredging and Marine Contractors dhe kishte për qëllim shprehjen e interesit për t’u angazhuar në njërin prej projekteve më strategjike të qeverisë shqiptare – portin e ri tregtar të Porto Romanos. Bashkangjitur ndodhej edhe një propozim financiar, bashkë me garancinë se kompania kishte siguruar tashmë rreth 95% të fondeve për ndërtimin e portit. “Kemi besim të madh te fizibiliteti i projektit, kemi hulumtuar mundësitë e financimit dhe kemi mundur të gjejmë një zgjidhje…,” shkruante Van Oord në letrën adresuar Ramës. “Me besimin se propozimi ynë përmbush interesat tuaja, ne jemi të gatshëm për çdo takim sqarues”. Van Oord bën pjesë në...