Zvarritet sërish gjyqi për aferën Partizani, “bllokohet” dëshmia e ish-ministrit Pango! Seanca shtyhet më 8 qershor

Zvarritet sërish gjyqi për aferën Partizani, “bllokohet” dëshmia e ish-ministrit Pango! Seanca shtyhet më 8 qershor

Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) u shty seanca për aferën “Partizani”, me të pandehur për korrupsion ish Kryeministrin Berisha dhe dhëndrin e tij Malltezi, i cili akuzohet edhe për pastrim parash. Avokati i biznesmenit Fatmir Bektashi mungoi në gjyqin për aferën Partizani. SPAK ka kërkoi shtyrjen e seancës dhe u caktua më datë 8 qershor. Sot ishin thirrur për të dëshmuar dy personazhe të rëndësishëm të dosjes, ish ministri i Sporteve në periudhën 2007-2009 Ylli Pango, dhe Drejtoresha e Sporteve atëherë në këtë dikaster, Violeta Shqevi. Ish-ministri Pango deklaroi se nuk vjen dot në datë 8 qershor, pasi nuk ka kohë. GJKKO vendosi të thërrasë dhe 4 dëshmitarë të tjerë, përfshirë edhe Pangon dhe Shqevin. Nëse Pango nuk do të mund të paraqitet më datë 8,...