Zv.ministrja e Qipros: Shqipëria ka bërë hap të madh drejt BE-së, tani nis faza më sfiduese

Zv.ministrja e Qipros: Shqipëria ka bërë hap të madh drejt BE-së, tani nis faza më sfiduese

Zëvendësministrja për Çështjet Europiane të Qipros, Marilena Raouna ka vlerësuar progresin e Shqipëria në procesin e integrimit europian, duke e cilësuar përmbushjen e objektivave të grupkapitullit “Themeloret” si një arritje të rëndësishme në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Europian. Gjatë fjalës së saj në Konferencën Ndërqeveritare, Raouna tha se ky është një “gur kilometrik” që i hap rrugë Shqipërisë për të avancuar më tej në negociata dhe për të mbyllur provizorisht kapituj të tjerë. “Konferenca doli në përfundimin që Shqipëria ka plotësuar me sukses grupkapitullin e Themeloreve. Kjo është një arritje e rëndësishme”, deklaroi ajo. Zyrtarja qipriote theksoi se zgjerimi mbetet një prioritet strategjik për presidencën e Qipros dhe vlerësoi angazhimin e qeverisë shqiptare në realizimin e reformave. “Do të doja të përgëzoja qeverinë shqiptare...