Zogaj: Protestat humbasin forcën nëse personalizohen
Efekti real dhe jetëgjatësia e protestave të ditëve të fundit kanë qenë në qendër të debatit televiziv në emisionin “Trialog” në RTSH, nën moderimin e gazetares Alba Alishani. I ftuar në studio për të analizuar dinamikat e fundit, analisti dhe shkrimtari Preç Zogaj mbajti një qëndrim ndaj tentativave për të futur në një kallëp të vetëm apo për të njëtrajtësuar klasën politike dhe lëvizjet qytetare në vend. Zogaj argumentoi se rrugëtimi i Shqipërisë drejt portave të Bashkimit Evropian ka pasur kontribues të ndryshëm ndër vite dhe se teoritë përgjithësuese nuk i shërbejnë analizës reale. “Ajo që thonë herë pas here, që e gjithë klasa politike është e dështuar, dhe këtu ka njerëz që kanë qenë deputetë të zgjedhur në mazhoritarë, kanë qeverisur, kanë drejtuar, kanë...
Burimi:
javanews.al