Zogaj: Është mbushur kupa, reagimi i Strasburgut ngriti alarmin për paraburgimet

Zogaj: Është mbushur kupa, reagimi i Strasburgut ngriti alarmin për paraburgimet

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Trialog”, ka komentuar ndryshimet e fundit dhe unifikimin e praktikës nga Gjykata e Lartë për masën e sigurisë “arrest në burg” duke u shprehur se reagimi i Gjykatës së Strasburgut ka qenë një sinjal alarmi i fortë për sistemin e drejtësisë. Sipas tij, kjo situatë ka ardhur si pasojë e një problematike të akumuluar ndër vite. “Kjo ndodhi sepse është mbushur kupa. Ishin vendimet e Gjykatës së Strasburgut që e diskreditojnë vendimmarrjen në lidhje me paraburgimin. Ishte një reagim i pa ngjarë në historinë tonë gjatë këtyre 30 viteve, ku u ngrit një alarm i madh,” u shpreh Zogaj. Ai theksoi se një nga shqetësimet kryesore është fakti që në Shqipëri numri i personave në paraburgim është më...