Burimi:
syri.net

Foto © syri.net
‘Zgjidhja për Shqipërinë’/ PD zbulon kur do të mbahet takimi me partitë dhe sindikatat
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ftuar më herët partitë politike, përfaqësues të shoqërisë civile dhe sindikatat në një tryezë bashkëpunimi, me synimin për të diskutuar mbi situatën politike dhe rrugëdaljet për vendin. Në një njoftim zyrtar, Partia Demokratike bën me dije se tryeza e titulluar ‘Zgjidhja për Shqipërinë’ do të zhvillohet më 9 janar, në orën 11:00. Sipas PD-së, takimi synon të shërbejë si një platformë dialogu dhe koordinimi mes aktorëve politikë dhe shoqërorë për adresimin e problematikave kryesore që shqetësojnë qytetarët.




