Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD në Shkodër, tensione dhe përplasje fizike mes anëtarëve për kandidaturat
Mbledhja e zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike në Shkodër mbrëmjen e së hënës për konfirmimin e kandidatëve për kryetar të degës është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes anëtarëve. Drejtuesi politik Luçiano Boçi ishte prezent në këtë mbledhje duke bërë të ditur konfirmimin e dy emrave si kandidat për kryetar të PD Genti Ibroja dhe Ardit Qylybyli. Konfirmimi i vetëm dy kandidatëve nga selia qendrore, ndonëse lista e propozuar nga baza kishte qenë më e gjatë, ka shkaktuar debate të forta gjatë diskutimeve. Disa prej anëtarëve kanë kundërshtuar vendimin, duke ngritur pikëpyetje për kriteret e përzgjedhjes. Anëtari i kryesisë, Ervin Gjini teksa po fliste se cilat janë arsyet që emri i tij dhe emri i zëvendës kryetarit të PD Arben Lushaj apo të tjerë...
Burimi:
javanews.al