Zgjedhjet për kreun e PD, Sali Berisha i vetëm në garë

Zgjedhjet për kreun e PD, Sali Berisha i vetëm në garë

Sali Berisha nuk do të ketë asnjë kundërshtar në zgjedhjet për të caktuar kryetarin e Partisë Demokratike. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD nuk ka miratuar kandidaturat e dy personave të tjerë që kishin aplikuar, zonjës Mereme Sela dhe zotit Vladimir Mulaj. Ndërsa Berisha, sipas komisionit plotëson të gjitha kriteret statutore, kjo nuk ka vlejtur për dy kandidatët e tjerë. Të dy, Sela dhe Mulaj, pavarësisht se janë anëtare të PD, nuk plotësojnë kriterin e figurës me profil shumë të lartë publik dhe politik, si dhe atë të eksperiencës drejtuese elektorale në nivel kombëtar apo rajonal. Një ditë më parë, për garën aplikoi edhe ish-deputeti i PD, Ervin Salianji dhe aktivistja Evi Kokalari, por kandidaturat e tyre nuk janë pranuar nga...