Zgjedhjet për kreun e PD Gramsh, shpallet kandidati fitues
Mbyllet procesi i votimit dhe numërimit për zgjedhjen e kreut të degës së Partisë Demokratike në Gramsh. Procesi nisi në orët e para të mëngjesit dhe u zhvillua në mënyrë të qetë dhe pa incidente. Në këtë proces morën pjesë gjithsej 347 anëtarë të degës, të cilët ushtruan të drejtën e votës për të zgjedhur drejtuesin e ri. Nga numërimi i votave rezulton se kandidati fitues është Hasim Çekrezi, i cili siguroi 231 vota. Ndërkohë, kandidati tjetër në garë, Durim Hoxha, mori 114 vota, ndërsa 2 vota u shpallën të pavlefshme. Rezultati zyrtar u shpall nga komisioneri Haki Tafa, i cili konfirmoi shifrat përfundimtare të procesit zgjedhor. Sipas raportimit të i gjithë procesi zgjedhor u zhvillua normalisht, duke respektuar rregullat dhe standardet, pa u shënuar...
Burimi:
syri.net