Zgjedhjet pa garë në PD/ Juristi: Berisha ka humbur mbështetjen te demokratët, i trembet përballjes
Për juristin Indrit Sefa, skualifikimi i Ervin Salianjit nga gara për kreun e PD nuk ka bazë ligjore, pasi ai i plotëson të gjitha kriteret për të qenë një kandidat potencial përballë Sali Berishës. Sipas Sefës, vetëpërjashtimi është një term që e ka shpikur Berisha pasi nuk ka vendim përjashtimi për Salianjin. Gjithçka sipas tij, bëhet për të minimizuar rrisqet që mund t’i vijnë Berishës nga gara me kandidatë të denjë për të qenë pretendentë për kreun e PD. Indrit Sefa: Salianji i plotëson të gjithë kriteret dhe nuk ka nivel më të lartë përfaqësimi se ai. Dhe nga ana ligjore formalisht nuk ka vendim përjashtimi. Vetëpërjashtimin e ka shpikur Berisha dhe i shkon nga pas gjithë oborri i tij. Përjashtimi bëhet me vendim të...
Burimi:
javanews.al