Zgjedhjet në PD, zbardhen udhëzimet/ Brenda 30 prillit të kenë përfunduar në të gjitha degët

Zgjedhjet në PD, zbardhen udhëzimet/ Brenda 30 prillit të kenë përfunduar në të gjitha degët

Partia Demokratike ka ndarë udhëzimet lidhur me procesin zgjedhor dhe organizativ. Udhëzimi i firmosur nga kryetari i PD, Sali Berisha dhe sekretari i Pergjithshem, Flamur Noka, mban datën 17 mars 2026. Në maj të 2026 përmbyllet edhe afati 4-vjeçar për të gjitha organet drejtuese të Partisë, duke bërë të nevojshme edhe rinovimin për një procesi statutor. Ky proces si nënvizohet edhe nga udhëzimet e ndara, duhet të jetë i rregullt, transparent. Referuar situatës politike në vend, opozita ka vijuar me protestat e saj dukë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, pas skandalit edhe të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Në këtë mënyrë, u vendos zhvillimi i zgjedhjeve në të gjitha degët, dhe në të gjitha nivelet e strukturës së degëve të PDSH, brenda datës 30 prill. ‘Brenda...