Zgjedhjet në PD, Gjin Gjoni: S’mund të vish nga rruga dhe të bëhesh kryetar

Zgjedhjet në PD, Gjin Gjoni: S’mund të vish nga rruga dhe të bëhesh kryetar

Deputeti i PD Gjin Gjoni theksoi se gara për kryetarin brenda selisë blu nuk ka lidhje me protestën e thirrur nesër përballë Kryeministrisë. Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Gjoni theksoi se Berisha nuk rrezikohet si drejtues i demokratëve, pasi ka përvojë dhe lidhje me elektoratin. Ndër të tjera Gjoni vuri në dukje se kandidatët që e kanë sfiduar Berishën nuk i plotësojnë kriteret, duke u shprehur se “nuk mund të vish nga rruga” për t’u bërë drejtues i një partie 35-vjeçare. “S’ka fare lidhje protesta me zgjedhjet në PD. Sepse edhe unë sot, edhe çdo drejtues i PD, që mund të futet në zgjedhje në raport me Berishën, të jeni të sigurt që s’do të jenë të suksesshëm,...