Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare
Drejtuesja e grupit të këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak të Elbasanit, akademikja Doris Madhi, ka denoncuar publikisht përjashtimin e saj nga lista e anëtarësisë së Partisë Demokratike në këtë degë, duke ngritur akuza të forta për manipulim të procesit zgjedhor. Në një deklaratë, Madhi bëri me dije se emri i saj nuk figuron në listat e anëtarësisë, ndonëse është pjesë e PD-së prej afro tetë vitesh dhe një nga zërat më aktivë në strukturat lokale. Ajo theksoi se vendimi për pezullimin e anëtarësisë i është komunikuar jashtë çdo afati ligjor dhe pa respektuar procedurat statutore, duke e cilësuar procesin si tërësisht të parregullt. Madhi ka drejtuar akuza të drejtpërdrejta ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Blendi Himçi, të cilin e konsideron përgjegjës për situatën në...
Burimi:
javanews.al