Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Zgjedhja e Endrit Shabanit si Avokat i Popullit, Rama: Ata që u bënë pishman, mend për herë tjetër
Kryeministri Edi Rama është ndalur edhe te zgjedhja e Endrit Shabanit si Avokat i Popullit. Në podcastin “Flasim”, ai u shpreh se deputetët e opozitës u treguan qesharakë dhe të lodhur nga mendja dhe shpjegoi se përse erdhi kjo zgjedhje. “Një tjetër zhvillim i ndodhur këtë javë ka qenë edhe betimi në Kuvendin e Shqipërisë i z.Endrit Shabani si Avokati i ri i Popullit. Opozita iu rikthye vesit që del me shpirtin, rivuri në punë muskulaturën e krahëkëmbëve, rindezi pishtarët e ecjes qorrazi nëpër pyll dhe rifilloi avazin e kërcënimeve për llogari të një dordoleci thuajse 100 vjeçar. Pra e mbështetën Endri Shabanin, i dhanë firmat e kërkuara nga ligji, e sollën në buqetën e tyre të kandidatëve, ku për hir të së vërtetës, ky...