‘Zemërimi qytetar ka shpërthyer’/ Gjoni: Rama përpiqet të tregojë se i ka gjërat nën kontroll, por nuk i ka

‘Zemërimi qytetar ka shpërthyer’/ Gjoni: Rama përpiqet të tregojë se i ka gjërat nën kontroll, por nuk i ka

I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, deklaroi se protestat e fundit qytetare tregojnë se kryeministri Edi Rama nuk e ka më situatën nën kontroll, pavarësisht përpjekjeve të tij për të krijuar perceptimin e kundërt. Sipas Gjonit, zgjerimi i protestave dhe shtimi i vazhdueshëm i kërkesave të protestuesve dëshmojnë se pakënaqësia qytetare ka tejkaluar kufijtë e çështjeve specifike si projektet në Zvërnec apo Rrjoll. Ai akuzoi kryeministrin Rama se e ka konsideruar Shqipërinë si “pronë private” dhe se qytetarët janë ndërgjegjësuar, edhe pse sipas tij me vonesë, për pasojat e kësaj mënyre qeverisjeje. Gjoni tha se vendi është përballë një sistemi ku politika, biznesi dhe krimi janë ndërthurur ngushtë. Sipas tij, kjo “simbiozë” ka ndryshuar rregullat e...