Vlora prej ditësh pa ujë, Rama: Faji i instalimeve të vitit 2009-2010

Vlora prej ditësh pa ujë, Rama: Faji i instalimeve të vitit 2009-2010

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama komentoi dhe njëherë situatën në qytetin e Vlorës ku qytetarët prej 4 ditësh nuk furnizoheshin më ujë. Rama tha se problemi fatmirësisht u rregullua dhe kjo falë punës së kryebashkiakes, prefektes, drejtorit të AKUV dhe punonjësve të AKUV. Rama u shpreh se defekti erdhi si pasojë e instalimeve të bëra në vitin 2009-2010, me pajise hidraulike jashtë standardeve. Ndër të tjera, Rama shtoi se problematikat me ujësjellësit janë ekzistente në të gjithë Shqipërinë duke thënë se AKUV është në proces reformimi. “Më në fund u zgjidh problemi në Vlorë, ishte defekt i rëndë i ardhur si rezultat i një investime të bërë në vitin 2009-2010 me pajise hidraulike jashtë standardeve që mbajnë e më pas plasën. Pa dashur...