“Vlonjatët janë pro investimit në Zvërnec”/ Rama nga Elbasani: Amaneti i Naim Frashërit është në duart tona!
Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të diel në qytetin e Elbasanit, duke festuar 35-vjetorin e PS-së. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se Shqipëria është më pranë se kurrë integrimit në BE, duke iu bërë thirrje qytetarëve për të mbështetur Partinë Socialiste. Rama: Kemi humbur disa herë trenin e historisë dhe kemi mbetur jo në stacion, por në buzë humnerash të rrezikshme. Sot jemi më afër se kurrë realizimit të një ëndrre shekullore të shqiptarëve. BE nuk ekzistonte kur rilindasit tanë donin ta drejtonin vështrimin e popullit nga Europa, por Naim Frashëri e la të shkruar amanetin e tij për të gjithë brezat më pas. Amanet që sot është në duart tonë. Sot ne kemi në duart tona mundësinë e madhe që ta ngremë...
Burimi:
vizionplus.tv