Vizita në Zvicër/ Rama hedh poshtë akuzat: Nuk kam përdorur kurrë fonde shtetërore për udhëtime private

Vizita në Zvicër/ Rama hedh poshtë akuzat: Nuk kam përdorur kurrë fonde shtetërore për udhëtime private

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje, për të cilën pretendohet se ai ndodhej në Bazel të Zvicrës duke përdorur fonde shtetërore. Në një postim publik, Rama i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke theksuar se gjatë karrierës së tij në shërbimin publik nuk ka kryer asnjë udhëtim privat me shpenzime të shtetit. Kreu i qeverisë sqaroi se vizita në Zvicër ishte realizuar me ftesë private nga panairi ndërkombëtar i artit ArtBasel dhe se ai së bashku me bashkëshorten kishin mbuluar vetë të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit. “Qenka shpërndarë një video ku dikush supozohet se më ka kapur duke pirë ujë në Bazel të Zvicrës me shpenzime shtetërore. Në gati tre dekada shërbim publik, nuk kam udhëtuar...